Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare.
Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai “vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë”.
Gorbachev, i cili mori detyrën në vitin 1985, ishte i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.
Politika e tij e “glasnost”-it, apo e hapjes, u mundësoi njerëzve të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më herët ishte e paimagjinueshme.
Por, ajo nxiti edhe ndjenja nacionaliste në shumë rajone të vendit, të cilat më vonë çuan në kolapsin e tij.