Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen dhe kanë njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në vijim.Arifi ka qenë kryetar i komunës së Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës ka kontribuar në jetën institucionale dhe zhvillimin lokal të komunës.