Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e tij në Facebook.
Familja njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:20.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi.Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.Varrimi i të ndjerit: Data: 14 prill 2025 Ora: 16:20 (me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjarëve.