Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vushtrri.
Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Idrizi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Alidemaj, ku ka shprehur dhimbjen dhe respektin për figurën e të ndjerit. Ai ka vlerësuar lart kontributin e Alidemajt në shërbim të sigurisë publike dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Idrizi.