0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

- Advertisement -
I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur pak minuta më parë në QKUK.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga Ejup Govori, mjeku kujdestar në Emergjencë.

Pak më parë, Klan Kosova raportoi se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë.

I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës.

Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Siç ka raportuar Klankosova.tv edhe më parë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit