6.8 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Vdes Haxhi Thaçi, ish-ushtar i UÇK-së në Koshare

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Thaqi, i njohur si komandant togu në Koshare dhe invalid i luftës, shkruan “Jepi zë”.

- Advertisement -

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se ai ishte plagosur si në luftën e Kroacisë, ashtu edhe në Betejën e Koshares gjatë luftës në Kosovë.

Kontributi dhe sakrifica e tij për atdheun vlerësohen si të jashtëzakonshme nga bashkëluftëtarët dhe të afërmit.

Haxhi Thaqi do të kujtohet për trimërinë dhe përkushtimin e tij në radhët e UÇK-së, në një nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 22 shkurt 2026, në ora 14:00, në Burojë të Skenderajt

 

Të ngjashme

Të fundit