-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Vdes gazetarja ukrainase që me djalin e saj po jetonte tash e dy vjet në Prishtinë

- Advertisement -

Ka vdekur gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko, e cila po jetonte në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin”.

Priadko ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”.

Postimi i plotë i AGK-së:

Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit