Sulmuesi ganez i Egnatias, Raphael Dwamena, ka pësuar sulm në zemër gjatë ndeshjes kundër Partizanit në Superioren e Shqipërisë.
Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që ai të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës, raporton “SuperSport”.
Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një sulm të dytë në zemër, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse.
Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.
Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit.
Dwamena ishte edhe golashënuesi më i mirë në ligë këtë sezon me 9 gola të shënuar, ndërsa skuadra e tij Egnatia po ashtu mban pozitën e parë tabelare.
Ndeshja në ndërkohë është ndërprerë.