Home Lajme Vdes foshnja pak minuta pasi që lindi në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjek

Vdes foshnja pak minuta pasi që lindi në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjek

0
Vdes foshnja pak minuta pasi që lindi në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjek

Tre mjek janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Kjo pasi që një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas lindjes së gruas së tij, disa minuta më vonë foshnja e tyre ka vdekur.

Policia e Kosovës raporton se burri dyshon që vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Në raportin 24 orësh thuhet se me vendimin e prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në ILM për obduksion.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR/ Spitali i Prizrenit 27.06.2023 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version