Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë djali i tij, Besimi në Facebook.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Të nderuar familjarë dhe miq.
Ju njoftojmë që sot, me datë 3 Mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin e të birit.
Mikullovci, 79 inxhinier me profesion ka qenë i angazhuar pas luftës deri në vitin 2008 edhe si Drejtues i “Trepçës” dhe kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës.