Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 72-vjecre ka ndërruar jetë doktori Bajram Koci.
ShSKUK ka treguar se Koci ishte ndër të parët që ka dhënë kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK.
“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Dr. Bajram Koci, specialist i Anesteziologjisë dhe Reanimimit. Dr. Koci, ishte ndër të parët që dha kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK. Për një kohë ishte edhe drejtor mjekësor në QKUK, duke kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e shumë shërbimeve në Kosovën e pasluftës. Në QKUK, punoi edhe si specialist i Anesteziologjisë për shumë vjet. ShSKUK, i shpreh ngushëllime familjes Koci, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.
Ish-eprori i UÇK-së, Gani Koci, ka bërë me dije se Bajrim Koci ishte edhe mjek i UÇK-së.
“Ai ishte mjek edhe i UÇK-së. Dr.Bajrami shëroj shumë, por vetën nuk mundi! Do mbetët në kujtesën tonë përjetësisht, Kranar që të patëm Kusha jonë. Pusho në paqe Dr. Bajram Koci!”, ka shkruar Koci.