-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Vdes babai i dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, Lladrovci ngushëllon familjen Hajdaraj

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Hajdaraj nga Abria e Epërme, me rastin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Hajdarajt, babait të dëshmorit Fejzullah Hajdaraj.

“Ndarja nga jeta e nënave dhe baballarëve të dëshmorëve në realitet është ndarja nga jeta e një pjese të dëshmorëve. Kush më shumë sesa prindërit e dëshmorëve e ka përjetuar çdo ditë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, lirinë që ishte rezultat i flijimit të bijëve dhe bijave të tyre.

Këta prindër janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë ne sepse kishin rritur dhe kultivuar në zemrat e fëmijëve të tyre dashurinë për atdhe dhe rëndësinë e angazhimit për çështjen kombëtare.

Kishin ngulitur në zemrat e tyre që sakrifica për atdhe duhet të jetë qëllimi i tyre primar, qëllim ky që rezultoi me vet lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Ngushëllime familjes Hajdaraj për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, ngushëllime gjithësecilit nga ne, për humbjen e një babai shembullor që kaliti në rrugën e çështjes kombëtare një dëshmor sikurse Fejzullah Hajdaraj!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit