Aktori William Hurt ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij, Gerry Byrne për Variety të dielën. Sipas djalit të tij, aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
“Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore. Familja kërkon privatësi në këtë moment.”, tha djali i tij.
Hurt njoftoi në vitin 2018 se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij. Në vitet 1980, aktori u nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin më të mirë. Ai fitoi trofeun e lakmuar në vitin 1985 për interpretimin në “Kiss of the Spider woman”.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/03/image-38-493x600-1.png)