11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vdes aktori i njohur amerikan, Michael Lerner

- Advertisement -

Aktori i nominuar për çmimin “Oscar”, Michael Lerner, vdiq të shtunën.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Nipi i tij, Sam Lerner, i cili luajti në “The Goldbergs”, njoftoi vdekjen në një postim në Instagram të shpërndarë pasditen e së dielës.

“Ne humbëm një legjendë mbrëmë. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se sa i shkëlqyer ishte xhaxhai im Michael dhe sa ndikim kishte ai për mua. Historitë e tij gjithmonë më frymëzuan dhe më bënë të dashurohesha me aktrimin. Ai ishte njeriu më i talentuar dhe fakti që ai ishte gjaku im do të më bëjë të ndihem gjithmonë i veçantë”, shkroi Sam.

Michael fitoi një nominim për Oscar në 1991 për rolin e tij si Jack Lipnick në “Barton Fink”.

Aktori kishte rreth 200 role duke përfshirë: “Eight Men Out”, “Godzilla” dhe “X-Men: Days of Futures Past”.

I njëjti u përfol gjithashtu se do të punonte në “Edoardo the Last Goodbye” dhe u përfshi në “Fragments from Olympus: The Vision of Nikola Tesla” me Sean Young dhe Ed Begley Jr.

Ai bëri debutimin në film në vitin 1970 me “Alex in Wonderland” përpara se të luante në role televizive në “The Bob Neëhart Show”, “Emergency!” dhe “M*A*S*H*”.

I ndjeri pati role të tjera edhe në: “The Rockford Files”, “Kojak”, “Barnaby Jones” dhe “Hart to Hart”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit