5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Vdes 76-vjeçari në Emergjencë, pasi u godit nga vetura në Gjilan

- Advertisement -

Një 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve që i janë shkaktuar nga goditja e një veture, në Gjilan sot afër spitalit rajonal.

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.

Hashani tha se në vendin e ngjarjes menjëherë kishin dalë njësitet e policisë dhe autoambulanca, por i ndjeri ndërroi jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”, ka thënë Ismeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit