7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vdes 27-vjeçari që u rrëzua në vend të punës, Policia arreston një person lidhur me rastin

- Advertisement -

Ka vdekur në QKUK 27-vjeçari me inicialet B.G, që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash në një vendpunishte.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla dhe Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e lartëcekur rreth orës 21:35 nga QKUK është raportuar se viktima i cili ka qenë në trajtim mjeksor ka vdekur. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për Obduksion”, kanë deklaruar nga Policia.

Nga Policia kanë bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS  Prishtinë / 21.12.2023 – 07:00-07:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit