Ka vdekur A. Th, i cili ishte therur mbrëmë në Prizren.
Për shkak të plagëve të rënda, 26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK ku edhe ka vdekur.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Gashi tha se lidhur me rastin është identifikuar edhe arrestuar i dyshuari.
“Rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Gashi.
Dyshohet se viktima (tashmë i ndjeri) pasi ishte therur dyshohet se ishte hedhur nga vetura, prej disa personave.