Sot rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.
Kështu ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
“Vdekje e dyshimtë Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, theksoi Zaiti.