2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Vdekja tragjike e qiftit në Junik: Deklarohet prokuroria

- Advertisement -

Sot gjatë ditës, Kosova është tronditur nga vdekja e çiftit nga Juniku gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkët e Junikut.

Të gjitha njesitë relevante të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes por se rryma mund të jetë “njëra prej pistave”.

Nikçi ka treguar se po e presin një ekip të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

Shkodran Nikçi tha se policia është në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorisë dhe se është ende herët për të treguar rreth shkakut të vdekjes.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

Viktimat e kësaj ngjarje është Mic Tofaj, pronar i kompanisë së ujësjellësit ‘’Juniku’ dhe bashkëshortja e tij. /T7/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit