21.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Vdekja tragjike e dy kosovarëve në Hungari, reagon kryetari i Rahovecit

- Advertisement -

Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi

Për vdekjen e tyre sot ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smaj Latifi, i cili ngushëlloi familjet e të ndjerëve.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katërmuajshe, kurse Jetmir një djalë 1 vjeç.

 

Të ngjashme

Të fundit