5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vdekja e Strong, Specialja shtynë seancat e parapara mes 12 dhe 15 shkurtit me kërkesë të mbrojtjes së Veselit

- Advertisement -

Gjykata Speciale ka vendosur që të shtyjë seancat e parapara mes datava 12 dhe 15 shkurt 2024. Kjo pas kërkesës së mbrojtjes së Kadri Veselit si rezultat i vdekjes së avokatit Andrew Strong dhe nevojës që avokati i ri të familjarizohet me rastin, shkruan Gazeta Express.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët. Anulohen katër seanca në shkurt sipas kërkesës së mbrojtjes së Veselit”, ka njoftuar Specialja.

Megjithatë Specialja nuk e ka aprovuar të plotë kërkesën e mbrojtjes së Veselit, duke qenë se kanë kërkuar anulimin e seancave edhe nga 29 deri më 31 janar dhe gjithashtu edhe me 1 shkurt.

Paneli e sheh të përshtatshme që të lirojë vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, dhe të mbajë pjesën tjetër të ditëve të seancave siç ishte planifikuar më parë”, thuhet në vendim, duke sqaruar se shtyrja edhe e seancave të tjera mund të shkaktojë telashe tek dëshmitarët e planifikuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit