3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Vdekja e Qerkinit, Krasniqi: Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit, dhimbjen e shndërroi në forcë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” – ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi. Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë.”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-sw tha se “Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm”.

“Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë!”, ka shtuar Krasniqi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit