I trishtuar me vdekjen e nxënësit, Rijadit, në Kodër të Trimave, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur ngushëllime familjes.
Ai kërkoj nga Komuna e Prishtinës dhe policia që të rritet siguria në ambientet e shkollës.
Bajqinovci shtoi se dhuna në shkolla duhet të parandalohet dhe lajmërohet.
Postimi:
Të trishtuar me lajmin për vrasjen e nxënësit në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë
Nga therrja me thikë, sot një nxënës i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” nuk ka mund t’i mbijetoj plagëve.
Komuna e Prishtinës dhe policia duhet t’a rrisin sigurin në shkolla duke shtuar praninë dhe kontrollin.
Shpesh zbulohen nxënës me armë të ftofta dhe të zjarrit nëpër shkolla, por edhe rrahjet dhe therrjet janë të shpeshta.
Këto dukuri nuk duhet të fshehen nga menaxhmenti i shkollave fillore dhe të mesme.
Dhuna në shkollat tona duhet të lajmërohet dhe të parandalohet.
Ngushëllime familjes Hyseni, Zoti e shpërbleftë me parajsë nxënësin Rijad, djalin e shokut dhe fqiut tim Besim Hyseni.