12.6 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Vdekja e Nishanit, reagon Meta: Do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit Bujar Nishani, lajmin të cilin ka thënë se e ka marrë me trishtim dhe hidhërim të thellë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Postimi i tij i plotë:

Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!


Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit