-4.4 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Vdekja e Nexhat Dacit, në fshatin e tij të lindjes, Tërnoc, mbahet mbledhje komemorative

- Advertisement -

Akademiku Nexhat Daci ka vdekur më 1 janar 2026, shumë ngushëllime nga të gjitha trojet shqiptare ka pasur gjatë tërë ditës.

Ndërsa, në fshatin e tij të lindjes Tërnoc të Bujanocit ka pasur mbledhje komemorative.

Për këtë ka njoftuar portali lokal “Lugina Press”.

Më poshtë njoftimi:

Mbledhja komemorative në nder të Nexhat Daci, e mbajtur në Bashkësinë Lokale të Tërnocit, ishte një hap i natyrshëm për të kujtuar jetën dhe veprën e tij.

Ai ishte një personalitet i rrallë i historisë së Kosovës, që hapat e parë i nisi në Tërnoc, duke u nisë prej këtu arriti të bëhej profesor universitar, më pas Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës në planin akademik, si dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës në angazhimin e tij politik. Profesor Daci ishte gjithashtu luginasi i vetëm që ishte nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kontributi i tij nuk u ndal vetëm në këto role. Ai dha një ndihmë të vazhdueshme edhe në aspektin e këshillimit dhe koordinimit politik, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në çështjet që lidhen me pozitën dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Personaliteti i tij mbetet shembull i një djali nga Tërnoci i Luginës, i cili me punë dhe angazhim arriti majat akademike ndërkombëtare dhe politike në botën mbarëshqiptare, ndërsa karakteri i tij u formësua në rrugët dhe lagjet e Tërnocit, aty ku gjithçka filloi.

Postimi nga BL e Tërnocit

Të ngjashme

Të fundit