-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Vdekja e nënës së Veselit, Shala: Nëna Ajshe u përballë edhe me mungesën e djalit të saj

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së dhe miku i Kadri Veselit, Ferat Shala, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e nënës së Veselit.

Ai ka thënë se nëna Ajshe do të mbetet në kujtesën tonë si një grua e urtë dhe me virtyte të larta njerëzore e kombëtare që qëndroi e palëkundur dhe e fortë përballë sfidave të jetës.

“Së fundi Nëna Ajshe, u përballë edhe me mungesën e djalit të saj që po përballet me aktakuzat e pabazuara të dhomave të specializuara. Ajo u nda nga kjo jetë me mallin e të birit që padrejtësisht po mbahet në Hagë”, ka shkruar Shala në Facebook, raporton Scanner.

Postimi i plotë:

Prehu në paqe Nëna Ajshe!

Me dhimbje dhe pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lokes Ajshe Veseli, nëna e veprimtarit, luftëtarit të lirisë,  çlirimtarit dhe politikanit, Kadri Veseli.

Nëna Ajshe do të mbetet në kujtesën tonë si një grua e urtë dhe me virtyte të larta njerëzore e kombëtare që qëndroi e palëkundur dhe e fortë përballë sfidave të jetës.

Ajo prezanton shembullin e një nëne të devotshme shqiptare e mishëruara me bujarinë, mikpritjen, fisnikërinë dhe që edukoi fëmijët e saj me dashurinë për lirinë dhe atdheun.

Ajo ishte pjesë e kontributit dhe sakrificës për liri të familjes Veseli. Në shtëpinë e saj u strehuan dhe u ushqyen shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe shumë pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare.

Së fundi Nëna Ajshe, u përballë edhe me mungesën e djalit të saj që po përballet me aktakuzat e pabazuara të dhomave të specializuara. Ajo u nda nga kjo jetë me mallin e të birit që padrejtësisht po mbahet në Hagë.

Ngushëllime familjes së gjerë Veseli, miqve dhe të afërmeve.

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/yM/r/afk-8279vNB.png

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit