21.3 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Vdekja e këmbësorit tek Ministria e Arsimit, policia jep detajet

- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .  Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit