13 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Vdekja e Haxhi Thaçit, Çitaku: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Ajo ka shkruar në Facebook se “zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi. Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij. Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.

“Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë.  I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Hashim Thaçi u lejua këtë javë nga Gjykata Speciale që ta vizitonte babain e tij në QKUK.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit