Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se më dhembje të thellë ka marrë “lajmin e rëndë se ka ndërruar jetë Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë”.
“Ganiu ishte organizator i luftës, strateg i rrallë dhe padyshim njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Shalës. Do ta kujtojmë gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht! Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, miqve dhe dashamirëve.Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.