18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

- Advertisement -

Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit.

Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit