10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vdekja e foshnjës, ShSKUK: S’ka ende prova që mjekët në Prizren kanë bërë shkelje të procedurave

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka reaguar rreth arrestimit të tre mjekëve të Spitalit të Prizrenit, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Arrestimi erdhi pasi një foshnje vdiq pas lindjes, derisa prindi i saj i akuzoi mjekët për mos trajtim të duhur.

Sipas ShSKUK-së, ende s’ka prova që ka pasur shkelje të procedurave nga mjekët e arrestuar.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor. Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin. Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Njëherit, kanë shkruar se raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodhë në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat.

“Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”, thuhet tutje në njoftim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit