Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Një person ka vërejtur trupin e të ndjerit i cili ishte i shtrirë në rrugë, i cili ka njoftuar më pas ekipin mjekësor të urgjencës dhe policinë.
Sinjali mëson se viktima është Murat Sopi.
Mësohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.