Pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Babai i foshnjës, ka raportuar në Polici se dyshon që vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së stafit mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.
Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi dhe i njëjti tha se Prkokurorja e Krimeve të rënda ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në lidhje me rastin.
Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës
“Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast. Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, tha Nikçi për Insajderin.