30.4 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, ndalohen për 48 orë dy persona

- Advertisement -

Dy persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi dy punëtorë dyshohet se nga një objekt ndërtimi kanë humbur jetën.

Përmes një komunikate për mediat nga Prokuroria Themelore e Gjakovës thuhet se ata janë ndaluar për 48 orë, teksa thuhet se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurori, prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh lidhur me këtë rast, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në komunikatëm

Të ngjashme

Të fundit