22.7 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, arrest shtëpiak për të dyshuarit

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj Xh.P dhe M.G, lidhur me vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimtarisë të hënën në Gjakovë.

Në komunikatë thuhet se punëtorët kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë.

“Më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Më tej thuhet se në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës të hënën (21 korrik) në Gjakovë. Ata ranë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

Të ngjashme

Të fundit