Një javë pasi Jetmir Morina u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, policia zvicërane e ka arrestuar të dyshuarin që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës.
Bëhet fjalë për një zvicëran 81 vjeçar që dyshohet se e shkeli kosovarin nga Kamenica dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Morina u aksidentua në autostradën A1 në Zvicër kur ishte ndalur të asistonte në një rast tjetër në komunikacion.

- Jetmir Morina kishte studiuar stomatologji, ndërsa para gjashtë vjetëve ishte vendosur në Zvicër te bashkëshortja me të cilën kishin tri vajza.