Një burrë është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:40 në rrugën Mihail Grameno në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe rasti po hetohet.
“Viktima mashkull i moshës madhore rreth orës 11:40 është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë, vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.