-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Vdekja e biznesmenit shqiptar, Edi Rama: Dje ishim me të në të njëjtën tryezë!

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 53-vjeçare të Dritan Mezinit.

Përmes një mesazhi, Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante.

Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.

Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit