7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si Qeveri dhe VV të ndihmojmë me çka dimë Prokurorinë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 8-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit ka thënë se goditja e njëjtë edhe sot po vazhdon përmes drejtësisë që mungon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas homazheve që bëri, Kurti ka thënë se si Qeveri dhe si Lëvizje Vetëvendosje janë të gatshëm që ta ndihmojnë Prokurorinë e Shtetit me atë çka dinë. Sipas Kurti, rasti i Astrit Deharit, tashmë është marrë në dorë nga prokurori i pestë, pasi siç tha ai katër të tjerët dolën në pension.

“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin”.

Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, tha Kurti para gazetarëve.

Babai i Astritit, Avni Dehari tha se çështja është në duart e Prokurorisë. Ai deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria disa herë të zbardhet ky rast, por këta të fundit e kanë konsideruar si ndërhyrje.

“Pushtetet janë të ndara dhe nuk kanë mundësi t’iu përzihen Prokurorisë. Kanë kërkuar shpesh herë si ministrja dhe kabineti i saj që të zbardhet këtë rast edhe atë e kanë konsideruar si ndërhyrje. Çështja e Astritit është në dorën e Prokurorisë që nga fillimi e deri më sot janë të njëjtit persona që kanë qenë 2016 dhe nuk kanë bërë diçka më tepër”, u shpreh Dehari.

Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij ku po mbahej në paraburgim në Prizren, i cili po akuzohej bashkë me pesë aktivistë tjerë për gjuajtjen e Kuvendit me zollë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit