35.1 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Vdekja e Agon Zejnullahut, Bajrami: Të zhvillohet hetimi pa vonesë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrmai, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Ajo ka thënë se është thelbësore që hetimi të zhvillohet pa vonesë.

Zejnuallahu vdiq pasi paraprakisht ishte në duart e Policisë së Kosovës.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu dhe për gjithë qytetarët e Kosovës për vdekjen e Agonit! Prokuroria dhe Inspektorati Policor duhet ta hetojnë plotësisht këtë rast – të gjitha rrethanat dhe pistat e mundshme, dhe të ndriçojnë deri në detaje rastin e vdekjes  së 27-vjeçarit. Është thelbësore që hetimi të zhvillohet pa asnjë vonesë”.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, duhet të garantojnë zbatimin e standardeve profesionale dhe respektimin e ligjit në çdo rast të ndalimit apo trajtimit të qytetarëve. Përveç përgjegjësisë individuale, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike, deri te deputeti Kurti, i cili vazhdon të mbajë pozitën e kryeministrit në kundërshtim me ligjin. Ne kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesat e ligjshme të Policisë së Kosovës për kushte më të mira pune dhe mbështetje institucionale, por njëkohësisht do të kërkojmë llogari dhe zbatim të ligjit”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit