Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte.
Në lidhje me këtë rast janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili njoftoi se është iniciuar procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.