19.7 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Vdekja e 4-vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë që s’ka të bëjë me neglizhencë e as me dhunë

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me humbjen e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova.

Vitia para anëtarëve të komisionit tha se sipas raporteve nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK dhe ekzaminimeve që janë bërë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune tek vajza e cila ka ndërruar jetë, ashtu siç kanë pretenduar prindërit e saj. Ndërsa ka thënë se  pacientja është diagnostikuar me SEPS.

Çdo pretendim që çdo veprim ndryshe, ka mund të kishte një epilog tjetër, sipas tij  për momentin është vetëm spekulim.

“Është diagnostikuar me Seps. Për diagnozën përfundimtare duhet t’i presim dhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur. Kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë. Sipas raporteve dhe bisedave me profesionistët e fushës që i kanë trajtuar pacientët s’ka shenja që ka pasur shkaktarë të jashtme që e kanë rënduar gjendjen e pacientës. Shkaktari  dhe pse duhet t’i presim rezultate përfundimtare, duket që ka qenë një bakterie që gjendet në hundë, dhe me rënien e imunitetit mund të shkaktojë diagnozë të tillë të rëndë që në raste jo të rralla është vdekjeprurëse. Për momentin çdo pretendim të diagnostikimit me kohë është sfidë për mjeksisë. Këtë do ta vertetojnë hetimet. Por çdo pretendim tani që çdo veprim ndryshe se ka mund të jetë epilog tjetër për momentin qëndron vetëm si spekulim”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se megjithëse dhe ai vet në fillim kishte doza dyshimi, sipas raporteve të deritanishme nuk është evidentuar se bëhet fjalë për neglizhencë.

“Kur e kam marrë lajmin edhe unë kam pasur doza dyshimi, që mund të bëjë me neglizhencë potenciale. Kjo vjen dhe për shkakun se përkunder angazhimit të profesionistëve shëndetësore, nuk mund të mohojmë faktin se ka pasur dhe ka raste të tilla në sistemin tonë shëndetësor.  Por siç e dalloni raportet paraprake nuk kanë evdientuar ende se bëhet fjalë  për  neglizhencë të qëllimshme apo të çfarëdo lloji”, tha ai.

Ndërsa ka treguar në hollësi se si është trajtuar 4 vjeçarja në Spitalin e Gjakovës dhe QKUK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit