29.3 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Vdekja e 27-vjeçarit, Kryeprokurori Gashi: Situatë e ndjeshme, s’jap informata që mund të sjellin pasoja të panevojshme

- Advertisement -

Një 27-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Lipjan në rrethana të dyshimta. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë për Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.

Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.

Kryeprokurori theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”.

“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi.

Gjatë ditës për u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci.

Të ngjashme

Të fundit