Juristja, Nertila Haxhia ka folur rreth rastit të vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, dhe arrestimit të pesë policëve të përfshirë në rast, ku ndaj tyre peshon vepra “vrasje nga pakujdesia”.
Në emisionin “Kosova Today”, Haxhia tha se edhe një person është i dehur, siç dyshohet që ishte Zejnullahu, ajo thotë se edhe përkundër sjelljeve që mund të jenë të papërshtatshme, dhuna e tepërt është e pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv.
“Referuar pamjeve mund të them se edhe prokurorët, edhe gjyqtarët dhe kushdo tjetër që është dëshmitarë, dhe ka konceptin më minimal të fushës së drejtësisë, duhet të dinë diçka që në gjendje të dehur, edhe nëse ka sjellje totalisht të papërshtatshme i dehuri, dhuna e tepërt nuk justifikohet assesi, dhe fajin kryesor e ka agresori dhe jo i dehuri”, tha Haxhia.
*Klikoni