Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar rekomandimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se Komisioni Ad Hoc i ka kryer intervistat e kandidatëve dhe i ka dërguar Kuvendit të Kosovës emrat e Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi – Lokut.
Ajo sipas ekzekutivit nga intervistimet e bëra del të ketë arritur pikët për të shkuar në Kuvend ku pritet që të vendoset me votat e deputetëve.