Trashëgimia e legjendës Ronaldinho, te Barcelona duket se do të vazhdojë dhe këtë e siguron djali i tij, i cili mund të bëhet lojtar i “blaugranave”.
17-vjeçari Joao Mendes de Assis Moreira, i cili më parë ka ndërprerë kontratën me Cruzeiro, ndodhet në Barcelonë, ku po testohet në skuadrën e të rinjve katalanas.
Ndërkaq, mësohet se vendimin përfundimtar për djalin e Ronaldinhos do ta marrin trajnerët e të rinjve të Barçës.