Home Lajme Vazhdon thellimi i deficitit tregtar të vendit, 28.8 për qind më i lartë në muajin nëntor

Vazhdon thellimi i deficitit tregtar të vendit, 28.8 për qind më i lartë në muajin nëntor

0
Vazhdon thellimi i deficitit tregtar të vendit, 28.8 për qind më i lartë në muajin nëntor

Një nga sfidat më të mëdha të qeverisë Kurti që nga ardhja në pushtet ka qenë padyshim ngërçi ekonomik i vendit, i cili ishte rezultat i përzierjes së sfidave globale dhe paaftësisë së ekzekutivit për të menaxhuar krizën. Shumë tregues negativë ekonomikë, si thellimi i deficitit tregtar – që do të trajtojmë në këtë artikull – i kanë shërbyer jo pak opozitës për t’ia “zënë derën” pushtetit në shumë ballafaqime.

Në fillim të vitit 2023, LDK përmes një njoftimi në Facebook prezantoi shifrat e deficitit tregtar të Kosoës për vitin 2023, që sipas tyre, vlera e deficiti është 5 miliardë euro. Të gjitha këto, LDK-ja e argumentoi si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve të qeverisë Kurti për rritjen e prodhimit dhe uljen e varësisë nga importi.

“Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike.” – thuhej ndër të tjera në postimin e tyre.

Një vit më pas, numrat e Tregtisë së Jashtme të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës shpërfaqin një panoramë aspak pozitive sa i përket deficitit tregtar të vendit.

Në publikimin e fundit për vitin 2023 – i cili i përket muajit nëntor – deficiti tregtar u thellua për 28.8 për qind rahasuar me muajit e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë këtij muaji deficiti arrti vlerën e 517.3 milionë eurove.

Ndërsa gjatë tetorit të këtij viti, Kosova eksporti arriti vlerën e 80.4 milionë eurove, duke shënuar rënie prej 6.9 pikë përqindje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

”Eksporti i mallrave në muajin tetor 2023 kishte vlerën 80,4 milion Euro, ndërsa importi 527,0 milion Euro, që është një rënie prej (-6,9%) për eksport dhe (-7,8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.” – thuhet në publikimin e ASK-së.

Nëse shikojmë të dhënat e eksportit në 5 vitet e fundit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, vërhet një rritje eksponenciale që nga viti 2021.

Pavarësisht deficitit, Kurti vazhdimisht i shfrytëzonte këto shifra për të pretenduar se Qeveria e tij “ka ngritur imazhin e Republikës së Kosovës.”

“Në dy vitet e fundit kemi avancuar 20 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, sipas organizatës prestigjioze ndërkombëtare “Transparency International”, për herë të dytë jemi të parët në Ballkan, sa i përket sundimit të ligjit, sipas “World Justice Project” dhe gjithashtu kemi avansuar 17 vende sa i përket lirisë së medias. Rritje ekonomike katër për qind pasi që të hiqet inflacioni, eksportet janë rritur për 23 për qind, të hyrat tatimore 22 për qind, buxheti për 17 për qind dhe investimet e huaja për 44 për qind”, ishte shprehur Kurti.

Megjithatë, në total, eksporti i Kosovës shumicën e muajve të këtij ka shënuar trend negativ krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

Për shembull, gjatë vitit 2022, në periudhën kohore janar-prill, Kosova kishte eksportuar mallra në vlerë 299.073 milionë euro, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të këtij viti, eksporti i Kosovës kapi vlerën e vetëm 284.42 milionë eurove.

Krahasuar shifrat, vlera e eksportit del të jetë 12.5 milionë euro më e ulët.

Sipas ASK-së, gjatë muajit prill 2023, Kosova ka shënuar rënie të eksporteve prej 16.9 për qind, ndërsa në mars 7.7 për qind.

Përgjatë muajve të vitit 2023, raportet e tregtisë se jashtme të Kosovës, të publikuara nga ASK-ja, raportuan për një rritje të theksuar të deficitit tregtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në korrik, deficitit tregtar shënoi një rritje prej 4,4 për qind, arritur në vlerën e 444,7 milionë eurove. Ky ndryshim është në raport me vitin 2022, kur deficit tregtar ishte 426,1 milionë euro.

Rritja më e lartë e deficitit tregtar është regjistruar në muajin maj të vitit 2023, me një shkallë rritje prej 20.5 për qind krahasuar me majin e vitit 2022. Kjo tregon një përkeqësim të dukshëm të balancit tregtar.

Vlera e deficitit në maj 2023 arriti në 443.3 milionë euro, krahasuar me 367.8 milionë euro të vitit 2022.

Exit mobile version