Zjarri i cili ka përfshirë një pjesë të Prevallës është duke vazhduar edhe të mërkurën.
Hapësira e madhe që e ka kapluar ka bërë që zjarri të afrohet edhe tek shtëpitë pranë.
Nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren thonë së pasi të ndalet zjarri, drejtoria e Parkut Nacional do të evidentoj sa është hapësira e cila është përfshirë nga zjarri.
Që nga data 05.08.2024 kur ka filluar zjarri është krijuar edhe Shtabi emergjent i cili është duke funksionuar në bashkëpunim me Emergjencën, Zjarrfikësit dhe Policinë për ta mbajtur situatën nën kontroll, por ende nuk kanë arritur ta shuajn atë.