22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Vazhdon saga e njëjtë, Vetëvendosje dështon sërish në Kuvend

- Advertisement -

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 24-të me radhë për konstituim të këtij institucioni.

Përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe
që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 111 deputetë të pranishëm në seancë, 53 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim.Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 2 qershor, në orën 10:30.

Të ngjashme

Të fundit