8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Vazhdon rrjedha negative e eksportit edhe në muajin gusht, thellohet deficiti tregtar me 3.1 për qind

- Advertisement -

Çekuilibri i theksuar ndërmjet eksportit dhe importit në Kosovë po vazhdon trajektoren e rritjes. Pothuajse në të gjitha raportet mujore, eksporti është në rrjedhë negative krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak. Nga ana tjetër, importi vazhdon të rritet. Shkak-pasojë e kësaj është thellimi i vazhdueshëm i deficitit tregtar të Kosovës.

Të dhënat më të fundit të Tregtisë së Jashtme të Mallrave në Kosovë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë për një rritje të deficitit tregtar me 3.1 për qind. Ky trend alarmant karakterizoi vendin gati gjatë gjithë muajve të këtij viti.

Gjatë muajit gusht, eksporti arriti vlerën e 57.3 milionë eurove, derisa importi ishte 523.1 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ASK ka njoftuar se eksporti ka një rënie për 20.7 për qind. Nga ana tjetër, importi ka një rënie të lehtë prej 0.7 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin gusht 2023 kishte vlerën 67,3 milion Euro, ndërsa importi 523,1 milion Euro, që është një rënie prej (-20,7%) për eksport, si dhe (-0.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.” – thuhet në raportin e ASK-së.

Përgjatë muajve të vitit 2023, raportet e tregtisë se jashtme të Kosovës, të publikuara nga ASK-ja, raportuan për një rritje të theksuar të deficitit tregtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në korrik, deficitit tregtar shënoi një rritje prej 4,4 për qind, arritur në vlerën e 444,7 milionë eurove. Ky ndryshim është në raport me vitin 2022, kur deficit tregtar ishte 426,1 milionë euro.

Rritja më e lartë e deficitit tregtar është regjistruar në muajin maj të vitit 2023, me një shkallë rritje prej 20.5 për qind krahasuar me majin e vitit 2022. Kjo tregon një përkeqësim të dukshëm të balancit tregtar.

Vlera e deficitit në maj 2023 arriti në 443.3 milionë euro, krahasuar me 367.8 milionë euro të vitit 2022.

Muaji mars i vitit 2023 ka shënuar po ashtu një rritje të dukshme të deficitit tregtar për 5.3 për qind, ku vlera e tij ka qenë 426.8 milionë euro, krahasuar me 405.3 milionë euro të vitit 2022.

Rritje të ndjeshme të deficitit tregtar pati edhe në janar duke arritur në 6.4 për qind, ku vlera preku shifrën e 291.5 milionë eurove, krahasuar me 273.8 milionë euro të vitit 2022.

Në muajin prill dhe muajin qershor 2023, është shënuar një ndryshim minimal me një ulje të deficitit tregtar, respektivisht për -0.2 dhe 4.6 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit